Nuk iu shkrep arma, dështoi atentati ndaj zëvendëspresidentes së Argjentinës (VIDEO)

Zëvendëspresidentja e Argjentinës e ka shmangur për pak atentatin, pasi arma e një personi të armatosur u bllokua teksa e drejtoi atë para fytyrës së saj.

Cristina Fernandez de Kirchner ishte duke përshëndetur mbështetësit jashtë shtëpisë së saj, kur një burrë doli nga turma dhe i drejtoi një pistoletë në fytyrë, transmeton Dukagjini.

Presidenti Alberto Fernandez tha se arma ishte e mbushur me pesë plumba, por nuk shkrepi kur u ndez.

Policia tha se personi i armatosur, të cilin mediat lokale e identifikuan si një brazilian 35-vjeçar, është arrestuar. Ata po përpiqen të zbulojnë motivin e sulmit.

Duke iu drejtuar popullit vonë natën e së enjtes, Fernandez tha, “Cristina mbetet gjallë, sepse për një arsye ende të pakonfirmuar teknikisht, arma e cila përmbante pesë plumba, nuk shkrepi”.

“Ne mund të mos pajtohemi, mund të kemi mosmarrëveshje të thella, por gjuha e urrejtjes nuk mund të ndodhë, sepse ajo ushqen dhunë dhe nuk ka asnjë shans që dhuna të bashkëjetojë me demokracinë”, tha Fernandez.

Pamjet e shpërndara në mediat lokale shfaqin një burrë i cili e drejton armën shumë afër kokës së saj duke provuar ta qëllonte. Më pas ajo ul kokën, por nuk pati asnjë të shtënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button