Pas bojkotit të vjetshëm, në shkollën e f. Odër u ndërruan dritaret, nuk dihet kur do fillojë rinovimi i ngrohjes dhe tualeteve (Foto)

Në shkollën fillore të fshatit Odër të Komunës së Tearcës vetëm dy ditë para fillimit të vitit shkollor u zëvendësuan dritaret e vjetra me të reja. Kjo u bë si rezultat i bojkotit të prindërve gjatë vitit të kaluar. Ndër kërkesat e prindërve dhe premtim i komunës ishte edhe riparimi i sistemit të ngrohës dhe tualeteve, por këto dy të fundit nuk janë bërë ende edhe pse viti shkollor filloi dje. Të gjithë thonë se do të bëhen edhe këto, por askush nuk e din se kur, shkruan Portalb.mk.

Dritaret e aluminit të cilat sjellin ftohtin janë zëvendësuar me dritare të reja nga plastika. Por, në këtë shkollë ende nuk është intervenuar në sistemin e ngrohjes qendrore dhe renovimin e tualeteve, ashtu edhe siç ishte rënë dakord gjysmë-vjetorin e kaluar.

Nga këshilli i prindërve thonë se sipas marrëveshjes që kanë rënë dakord me Komunën, do rregullohen edhe radiatorët dhe tualetet. Ndërkaq, këtë fundjavë pritet të kenë edhe takim me kryetarin e komunës se çka më tutje.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga shkolla, përgjegjësja tha se pas njëzet viteve, premtimet kanë filluar të mbahen.

“U nderuan dritaret, kjo u realizua. Për sa i përket asaj se a do të ketë më punime tjera, po, kryetari ka premtuar se po, domethënë do fillojë faza tjetër të ndërrohet dera kryesore. Faza tjetër është ngrohja, që do jetë përsëri me fitim të projektit dhe banjot, janë fjalë që duhet të vihen në zbatim. Nuk e di atë se a do realizohet këtë vit apo tjetrin”, tha përgjegjësja e shkollës.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga Komuna e Tearcës thonë se kjo do të bëhet, por nuk tregojnë se kur.

“Po, ashtu si kemi rënë dakord ashtu do bëhet, punimet janë në procedurë e sipër”, thanë nga kjo komunë.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga ana tjetër, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri u shpreh se për këtë Shkollë çështja është zgjidhur me Këshillin e Prindërve.

“Për vitin 2023 edhe për shkollën në Odri edhe për të gjitha komunat tjera, kishim thirrjen që përveç komunave që mund të dorëzojnë thirrje ka edhe shkolla të cilat dorëzojnë projekte. Më shumë se 150 shkolla kanë dorëzuar projekte.  Në rastin konkret e shkollës në Odri,  unë mund të ju kthej përgjigje a është dorëzuar dokumentacion për shkollën, Pasi që të shoh të gjitha kërkesat mund të ju kthej përgjigje se cilat janë projektet që janë dorëzuar në MASH”, tha Shaqiri.

Por, nga MASH thonë se kërkesa të tilla nga kjo shkollë dhe komuna nuk ka pasur.

“Shkolla që e theksoni në 6 vitet e fundit nuk ka dorëzuar kërkesë në MASH për çfarëdolloj  investimi infrastrukturor për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies , kështu që nëse do të paraqitet në të ardhmen,  e njëjta do të shqyrtohet dhe vendoset në përputhje me rrethanat”, thanë nga MASH.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kujtojmë që, fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë të vitit të kaluar, prindërit bojkotuan mësimin për shkak se klasat janë të ftohta për shkak të dritareve të aluminit, defekteve të ngrohjes qendrore dhe tualeteve të vjetërsuara. Më pas ata arritën marrëveshje afat-shkurte me komunën ku nëpër klasa u vendosën ngrohës kaloriferë. Ndërkaq, për zgjidhje afatgjate nga Komuna atëherë premtuan se investimi nga e para për sistemin e ngrohjes dhe ndërrimin e dritareve nga ana e komunës është paraparë në bëhet gjatë pushimeve verore që kaluan. Ndërkaq nëse kjo nuk do bëhej, prindërit paralajmëruan bojkot përsëri.

Në shkollën e fshatit Odër mësojnë rreth 130 nxënës dhe ajo është shkollë rajonale e cila funksionon nën shkollën e fshatit fqinj Dobrosht. Aty mësimin e ndjekin edhe nxënësit  e fshatit Orashë nga klasa e pestë deri në të nëntën. Shkolla është me tre kate dhe ka gjithsej nëntë klasa kurse funksionon vetëm me një ndërrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button