Mos u mërzit

E dashur,
që fshihesh në greminat e tokës
mos u mërzit kur të jeshë lodhur.
Dashuri kur s’të falë kush,
mos rrënko dhe shpirti po qe i mekur.

Ti mos u mërzit e dashur,
unë nuk të lë vetëm!
Me vete do të kesh kujtimet.
Do të kesh zërin tim, me vete,
dhe kur të mërzitesh
unë do të jem tek ti.

Me vete do të kesh trishtimin,
por kurrë gëzimin e dashur.
Dhe kur të mendosh se je vetëm,
unë do të shfaqem
e do pëshpëris fjalët
se të desha dhe më vrave.

Nuk më vrave me dashuri, jo,
më vrave me dhimbje
që kokëboshja jote
nuk i mendonte.

Do të jem i yti në pafundësi, e dashur
por vetëm në ëndra e kujtime
Vendtakimi do të jetë aty,
përgjithni bashkë do të jemi, përsëri.

Botën që ta kisha falur
do gëzoj tjetërkush.
Do më duan dhe mua
ashtu siç une të desha ty
dhe unë dashuri për dashurin do të fal,
e dashur,
por jo për ty.

Ti po merzitesh, e di.
Mos e fshehë dhimbjen nga unë,
unë nuk vrava njeri,
përveç meje, veten vrave ti.

Naim Iljazi

Lajme të ngjashme

Back to top button