Orët e fundit të merkatos, spekulime mbi fatin e Ronaldos, ekipet e mëdha bëjnë lëvizjet “bombë”

Në ligat kryesore të Evropës sot është dita e fundit e merkatos. Ndërkohë që shumë lojtarë kanë vendosur tashmë për kë do të “luftojnë” sezonin e ardhshëm, ka ende diskutime në lidhje me Ronaldon dhe mjaft të tjerë, raporton ABC.

Draxler huazohet te Benfica

Manuel Akanji – [Borussia Dortmund – Manchester City]

Antony – [Ajax – Manchester United] 82 milionë paund

Wout Faes – [Reims – Leicester City]

Willy Boly – [Wolves – Nottingham Forest]

Jack Stephens – [Southampton – Bournemouth] Huazim

Layvin Kurzawa – [PSG – Fulham] Huazim

Idrissa Gueye – [PSG – Everton] S’ka ende detaje.

Willian – [I palidhur – Fulham] I lirë

Huazimi i Martin Dubravka – [Newcastle – Man Utd]

Bashkëpunimi i Chelseat me Barcelonën mund të mos ketë mbaruar ende. Sipas AS, Memphis Depay mund të jetë befasia e vonshëm e këtij afati kalimtar dhe ka marrë një ofertë të mirë për t’iu bashkuar Bluve.

Ka marrë fund telenovela. Juventus ka njoftuar sëfundmi nënshkrimin me Paredes. Ai është larguar tashmë nga PSG duke kaluar te Juventusi, gjë që është konfirmuar në orët e fundit të merkatos edhe pse flitej prej ditësh.

Riza Durmishi tashmë nuk do të jetë më lojtar i Lazios, me mbrojtësin shqiptarë që ka mbyllur në mënyrë konsesuale kontratën me klubin italian. Sipas “TuttoMercatoWeb” 28-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë, ndërsa do të bëjë maksimumin për të gjetur një skuadër të re në orët e mbetura të merkatos.

Francesco Acerbi po kryen vizitat mjekësore me Interin, teksa më pas pritet që lojtari të firmosë me zikaltrit. Ka dështuar transferimi i kalimit të Jordi Alba te Interi. Mbrojtësi i majtë i Barcelonës do të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”.

Hector Bellerinë do të transferohet në “Camp Nou” si lojtari më i ri i katalanasve. Një transferim që do të mbyllet në orët e fundit të kësaj merkatoje, ndërsa do të zëvendësojë kështu të larguarin Sergio Dest drejt Milan.

Andrea Belotti preferoi të kalonte te Roma, ndërsa tashmë është vënë nën urdhrat e Jose Mourinhos. Një kalim interesant për sulmuesin, i cili do të mundojë të bëjë maksimumin për të ndihmuar verdhekuqtë në arritjen e objektivave.

Chelsea nguli këmbë dhe ia arriti qëllimit. Oferta e fundit e klubit anglez në drejtim të Barcelonës për Aubameyang ishte e duhura, ku spanjollët u bindën dhe e pranuan ofertën e tyre.

PSG po luan edhe gurët e fundit për transferimin e Milan Skriniar. Kampionët e Francës kanë bërë një ofertë prej 70 milionë euro Interit.

“Napoli është plumbi i fundit i Cristiano Ronaldos ”, shkruan e përditshmja “Marca” ditën e sotme.

Manuel Akanji është transferimi më i fundit te Manchester City.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button