TË GJITHË!

1.
Ejani të mësojmë
Alfabetin tonë
Se famuri ynë
Është shqiponjë
Pa ditur alfabetin
Tonë kombëtar
Asnjë në botë
Nuk na çmon mbarë
2.
Të mbushemi
Me dituri
Të vallzojmë
Me plot mjeshtri
Të këndojmë
Si bilbia të ri
Se e shtrenjta
E jona liri
Do t’na vijë
Pa një pa dy.
3.
Dhe të kthehemi
Në truallin tonë
Aty ku lindi
I madhi Agron
Dhe princesha
E tij e butë
E njohura
Dhe e çmuara Teutë
4.
Në abetare
Shkronja e parë A
Lumi ai që në
Duart e veta e ka
5.
Ejani t’i mësojmë
Shkronjat shqiptare
Mos të harrojmë
Kulturën kombëtare
Dolëm në Evropë
Por me vlerë atdhetare
6.
Shkronja V
Se ç’po buçet
Ditë të mira
Kombit po
M’i thërret
Ditë të mira
Në qetësi
Të rilindë
Një Shqipëri
Me të gjitha
Trojet e veta
Të futura në gji

Me rroba të reja
Gjithëkombëtare
Të rrojë për jetë
Liria shqiptare
Atë po e shoh
Në timen abetare…

Safet Sadiku  (Ribotohet me rastin e ditës së parë të shkollës)

E botuar më 15 mars 1992 në revistën:
„Mërgimi“ në Brig të Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button