Komiteti i Helsinkit: Qeveria dhe KSHZ-ja diskriminuan personat me aftësi të kufizuara gjatë ushtrimit të drejtës së tyre për të votuar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) kanë kryer diskriminim të drejtpërdrejtë ndaj personave me aftësi të kufizuara në ushtrimin e të drejtës së tyre të votës, njoftoi Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, transmeton Portalb.mk.

Gjykata konstatoi se diskriminimi është kryer duke mos ndërmarrë veprime për përshtatjen e infrastrukturës dhe hapësirës në një pjesë të qendrave të votimit, duke shkelur në këtë mënyrë parimin e përshtatjes së duhur. Në këtë mënyrë, Qeveria dhe KSHZ-ja ua pamundësuan personave me aftësi të kufizuara të ushtrojnë të drejtën e votës, duke penguar pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën politike.

Këtë aktgjykim Gjykata Themelore civile e ka marrë pasi Komiteti i Helsinkit në shkurt ka paraqitur padi për mbrojtje nga diskriminimi në interes të publikut. Padi të tilla janë risi në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, të parashikuar në nenin 35.

Gjykata ka obliguar Qeverinë dhe KSHZ-në deri në shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme, në vendvotimet ku nuk ka qenë e mundur deri më tani, të sigurojnë qasje, rrugë të sheshta dhe parkingje të shënuara siç duhet me ngjyrë me kontrast të lartë, të vendosin tabela dhe numra në vend të dukshëm në format më të madh me kontrast të lartë ose sinjalizimi zanor në qendrat e votimit. Më pas, të sigurohet akses në hapësirën e votimit duke vendosur parmakë përgjatë shkallëve dhe mureve, të instalohen rampa hyrëse, parmakë, hyrje më të gjera, ashensor të aksesueshëm ose platforma të niveluara dhe me shkallë. Në fund, obligohen të sigurojnë akses në hapësirat e votimit, ndriçimin e barabartë të saj, rishpërndarjen e mobiljeve për shkak të mundësisë më të madhe të lëvizjes dhe vendosjen e kutisë së votimit në një lartësi të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara fizike.

Gjykata vendosi gjithashtu se personat me aftësi të kufizuara nuk duhet të barazohen me personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilët për shkak të dëmtimit të shëndetit nuk kanë mundësi të hyjnë fizikisht në qendrën e votimit dhe nisur prej këtu mund të votojnë në shtëpi.

Ndryshe, krahasuar me vitin 2021, gjatë zgjedhjeve të këtij viti, përveç Lëvizjes Besa kanë pasur rënie të votave. Për dallim prej vitit 2021, me këto zgjedhje jashtë Këshillit të Tetovës kanë mbetur iniciativa “Më mirë për Tetovën” dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilët paraprakisht kishin nga 2 këshilltarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button