Ertan Demiri ndahet me Partizanin

Ertan Demiri nuk është më pjesë e Partizanit të Tiranës. Kështu bëhet e ditur në një njoftim për media të klubit kuqebardhë. “Ertan Demiri ,Gëzim Krasniqi, Behar Maliqi dhe Elvis Prençi sezonin e ardhshëm nuk konsiderohen si pjesë e skuadrës që do të konkurojë në sezonin e ardhshëm futbollistik.

Pavarësisht konfirmimit të tyre ditë më parë futbollistët në fjalë nuk janë më në planet e drejtuesve të kuq për të vijuar edhe në sezonin e ri. Klubi falënderon të katër lojtarët për kontributin e dhënë dhe me fanelen e kuqe dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tyre futbollistike”, thuhet në njoftim.

Javë më parë Demmiri arriti marrëveshje të re me drejtuesit e klubit, por ardhja e trajnerit të ri, Shpëtim Duro, ka bërë që ai të largohet. Demiri nuk e ka lënë pa e komentuar largimin, duke postuar në profiling e tij në Facebook dhe duke përshëndetur fansat e tani më ish-skuadrës së tij.

„Çdo fillim e ka edhe fundin e vet… Kisha shum për të shkruar por vendosa ti postoj këta foto dhe ti falënderoj përzemërsisht Guerillsat dhe bashkëlojtarët….Partizoni dhe tifozeria çdo here do keni vend të veçantë në zemrën time… Unë do vazhdoj të jem tifozi më i flaktë i Partizonit… Ishallah do keni shuum suksese dhe gëzime në të ardhmen“, ka shkruan Ertan Demiri, i cili tani si duket do të jetë në kërkim të klubit të tij të ri. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button