Hungaria me marrëveshjen e re do të blejë më shumë gaz nga Rusia

Sipas një marrëveshjeje të re midis Moskës dhe Budapestit, Gazprom i Rusisë do të japë deri në 5.8 milionë metra kub (mcm) më shumë gaz natyror në ditë përmes Serbisë, mbi vëllimet e rënë dakord në kontratën afatgjatë, tha ministri hungarez i Punëve të Jashtme Péter Szijjártó, transmeton Euractiv.

Sipas njoftimit të ministrit të Jashtëm në mediat sociale, Rusia furnizoi më së shumti 2.6 milionë metra kub shtesë në ditë në gusht. Kjo tani do të rritet në 5.8 milionë metra kub në ditë duke filluar nga 1 shtatori, transmeton Telex.

Szijjártó tha se vëllimi i furnizimit do të varet nga “çështjet teknike dhe teknologjike” dhe se gazi shtesë do të ndihmonte shmangien e “nevojës për të vendosur kufizime në vend për shkak të mungesës së gazit”.

Szijjártó shkoi në Moskë në korrik pikërisht për të kërkuar furnizime shtesë me gaz, duke “ngritur vetullat” në të gjithë kryeqytetet evropiane.

Gjatë konferencës për shtyp pas bisedimeve, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov përmendi edhe luftën, duke pretenduar se ukrainasit po qëllonin veten në mënyrë që rusët të fajësoheshin për vdekjen e tyre.

Sipas një kontrate afatgjatë, 15-vjeçare të gazit me Hungarinë, Rusia është e angazhuar të furnizojë Budapestin 4.5 miliardë metra kub në vit.

Megjithatë, që nga shpërthimi i luftës, vetëm 50% nga 1 miliard metër kub të rënë dakord paraprakisht janë furnizuar përmes tubacionit nga Austria. Është kjo mungesë që qeveria hungareze dëshiron të kompensojë me këtë shumë të re që do të dërgohet përmes Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button