Gjermania dyshon se dy nga zyrtarët më të lartë të ministrisë së saj janë spiunë rusë

Shërbimi sekret gjerman ka nisur hetimet pas dyshimeve se dy zyrtarë kryesorë të ministrisë së ekonomisë që punojnë në çështje të ndjeshme të politikës energjetike janë agjentë rusë, raporton Euractiv.

Dy të dyshuarit punojnë në “një zonë veçanërisht të ndjeshme” në lidhje me politikën energjetike të vendit, raportuan dy gazeta gjermane, Die Zeit dhe Handelsblatt, duke cituar burime të brendshme.

Sipas raportimeve, ministria ia kishte kaluar çështjen shërbimit sekret gjerman, Zyrës për mbrojtjen e Kushtetutës, pas dyshimeve që kishin lindur brenda vendit.

Të dy kishin tërhequr vëmendje duke mbrojtur dhe këmbëngulur në pozicionet pro-ruse në lidhje me çështjet kryesore të politikës energjetike si pezullimi i gazsjellësit Nord Stream 2 dhe shtetëzimi i degës gjermane të Gazprom, Gazprom Germania. Ata dyshohet se kanë treguar mbështetje publike ndaj importuesit të gazit Uniper.

I kontaktuar nga Handelsblatt, zëdhënës i ministrisë së ekonomisë refuzoi të komentojë mbi rastin, por tha se ministria “gjithmonë ndjek çdo provë të lidhur me sigurinë në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin sekret dhe menjëherë ndërmerr të gjitha hapat e mundshëm të nevojshëm”.

Ata thanë gjithashtu se “është e qartë se puna e ministrisë është veçanërisht e targetuar”.

Shërbimi sekret ka parë gjithashtu lidhjet e dy të dyshuarve me Rusinë dhe zbuloi se ata kishin qenë në një udhëtim studimor në Rusi. Hetuesit gjithashtu arritën në përfundimin se të dyshuarit kishin “afërsi emocionale me Rusinë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button