Parashikimi i motit për sot në RMV: shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fortë

Mot të paqëndrueshëm pasdite, paralajmërojnë sinoptikanët për këtë të enjte. Pjesërisht me vranësira me mot me diell, ndërsa nga fundi i ditës do të vërehet jostabilitet, i cili do të vijë në formë shiu të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe bubullima, transmeton Portalb.mk.

Temperatura maksimale ditore do të arrijë deri në 32 gradë.

Në Shkup pritet mot i ngjashëm me temperaturë maksimale ditore deri në 30 gradë.

Moti tillë do të qëndrojë deri të premten.

Ndryshe, dy ditë më parë Shkupi u godit nga reshjet e rrëmbyeshme të shoqëruara me erëra të forta, bubullima dhe breshër. Në periudhën prej orës 16:00 deri në ora 19:30 të martën janë pranuar rreth 450 thirrje në numrin 112. Ka më shumë se 30 drunj të rrëzuar dhe disa shtylla, përkatësisht një pemë ka rënë mbi një veturë në Butel, me ç’rast janë lënduar dy persona. Njëri me lëndim në kokë, ndërsa tjetri me lëndim në krah dhe këmbë, informoi dje drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) Stojançe Angelov për pasojat e stuhisë së madhe që goditi Shkupin.

Moti i ligë shkaktoi edhe dëme materiale që tashmë janë duke u riparuar dhe pas një analize të plotë të situatës, shtabi i krizës do të shpallë zgjidhjen e këtyre problemeve, por do të kërkohet edhe përgjegjësi për infrastrukturën joadekuate atmosferike, veçanërisht në bulevardet e qytetit të sapo rikonstruktuar ku u shkaktuan dëmet më të mëdha, shtoi Arsovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button