fbpx

“Vizioni i verës për Ballkanin e Hapur” në Beograd: Ushqim, verë dhe samit liderësh

Nën kujdesin e qeverive të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, nga sot deri më 4 shtator në Beograd mbahet Panairi i parë ndërkombëtar për verën, ushqimin dhe turizmin “Visioni i verës për Ballkanin e Hapur”, organizuar në kuadër të Iniciativës Ballkani i Hapur, transmeton Portalb.mk.

Panairi zyrtarisht u hap në orën 13:00 në Panairin e Beogradit, në prani të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot gjatë fjalimit theksoi se në këtë panair lidhen ekonomitë  e vendeve dhe se happen tregje të reja për to.

“Ballkani i Hapur sot tregon se çfarë do të thotë integrim, qasje e lehtë, zbatim praktik i politikës së dyerve të hapura dhe fqinjësi e mirë. Ky Panair është një mundësi për të vendosur një dinamikë të re në marrëdhëniet rajonale dhe për të siguruar prosperitet ekonomik për qytetarët dhe kompanitë tona. Për të gjitha kompanitë e pranishme, ky Panair në kuadër të Ballkanit të Hapur do të thotë shanse të hapura për kontakte biznesi në nivel ndërkombëtar, mundësi të hapura për vendosje të reja, por edhe mundësi për hyrje të reja fondesh, nëpërmjet zhvillimit apo zgjerimit të prodhimit dhe investimeve të reja”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se Qeveria ka interes për zhvillimin e këtij sektori dhe për këtë arsye ndër të tjera kanë ofruar mbështetje financiare për kantinat e vogla familjare, për blerjen e pajisjeve të prodhimit, gjë që shkaktoi interes të madh në vend.

“Meqë ka interes dhe vullnet për bashkëpunim mes nesh, ndërsa treguam se i ka të dyja, atëherë mund të rrisim tregtinë në nivel rajonal, por edhe të ndihmojmë njëri-tjetrin në konsolidimin e plasmaneve drejt tregjeve evropiane dhe botërore. Kjo nismë e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, e cila filloi si vizion për bashkëpunim rajonal, në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, sot është edhe mundësia jonë serioze për t’u përballur me të gjitha sfidat së bashku. Prandaj, ne përdorim çdo mundësi për t’u lidhur si një dritare për të siguruar perspektivat tona”, tha Kovaçevski.

Pjesëmarrje në Panair paralajmëruan më shumë se 332 pjesëmarrës nga 22 vende, nga të cilët 160 janë ekspozues nga Serbia, 26 nga Shqipëria dhe 47 nga Maqedonia e Veriut. Përveç shteteve anëtare të Ballkanit të Hapur, priten edhe ekspozues nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Rumania, Moldavia, Afrika e Jugut,…

Në panair do të ketë blerës nga BE, SHBA, Kina dhe vendet e Lindjes. Gjithsej 300 metra katrorë janë të rezervuara për turizmin.

Përveç panairit, pjesës promovuese, ku vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë ushqime, verëra dhe të mësojnë për potencialet dhe ofertat turistike, është planifikuar edhe një pjesë politike – samiti i liderëve të vendeve të Ballkanit të Hapur. Në samitin, i cili sipas Programit duhet të mbahet nesër në Pallatin e Serbisë, krahas paneleve të planifikuara, pritet të nënshkruhen edhe tri dokumente për bashkëpunim në fushën e ushqimit, kulturës dhe mbrojtjes civile.

Në samit është paralajmëruar prania e kryeministrit malazez Dritan Abazoviq, kryetarit të Këshillit të ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, si dhe ministrave të Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe Turqisë, Peter Szijjártó dhe Mevlut Çavuşoğlu. Pas samitit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat Kovaçesvki dhe Rama do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Maqedonia e Veriut  prezantohet në Panairin në Beograd nën sloganin “Shijoje jetën“, me 42 kantina, tre distileri dhe dhjetra prodhues ushqimesh. Do të promovohet kuzhinë autentike maqedonase dhe mbi 300 verëra dhe raki të ndryshme.

Do të organizohet mbrëmje maqedonase në të cilën do të prezantohet ekonomia maqedonase përmes verërave, ushqimit, muzikës dhe turizmit, nikoqir i të cilit do të jetë kryeministri Kovaçevski.

"Shijoje jetën", Maqedonia në Panairin e Ballkanit të Hapur në Beograd
“Shijoje jetën”, Maqedonia në Panairin e Ballkanit të Hapur në Beograd

“Pjesëmarrja në këtë panair për ekonominë tonë nënkupton sigurimin e eksporteve më të mëdha, blerjen dhe tregjet e reja të ushqimit dhe verërave maqedonase, promovimin e kapaciteteve turistike dhe tërheqjen e mysafirëve të rinj nga rajoni dhe më gjerë”, tha kryeministri Kovaçevski në një konferencë për shtyp javën e kaluar.

Duke qenë se përveç turizmit dhe ushqimit do të jetë në fokus si një lloj tradite, në panair do të ketë nga pesë mjeshtër kuzhinierë nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, si dhe një i ftuar special që do të jetë surprizë.

Gjithashtu janë planifikuar takime të liderëve me Iniciativën për Investime në Ballkanin e Hapur, si dhe një takim i Grupit për menaxhimin e krizave të ushqimit dhe energjisë.

Për të tre dokumentet që pritet të nënshkruhen në të njëjtën ditë – marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mekanizmave të sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor, memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive, si dhe një operacional. Plani në fushën e mbrojtjes civile, Qeveria e Maqedonisë së Veriut tashmë ka miratuar raportet për negociatat e përfunduara dhe tekstet e përcaktuara që do të finalizohen gjatë vizitës së delegacionit maqedonas në Beograd.

Ndryshe, nisma e Ballkanit të Hapur u shfaq para tre vjetësh nga liderët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për të lehtësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në rajon. Deri më sot, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë refuzuar të bashkohen, duke argumentuar se nisma është e panevojshme pasi bashkëpunimi ekonomik rajonal tashmë është pjesë e agjendës së integrimit në BE dhe nismave të tilla si Procesi i Berlinit. Ky proces u krijua në vitin 2014 si platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, shteteve dhe institucioneve anëtare të BE-së, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shoqërisë civile dhe bizneseve në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button