Shkupjanët nga BEG morën dyfish fatura më të larta të ngrohjes për muajin gusht, edhe pse rritja duhej të ishte 14 për qind

Për mbi 100 për qind fatura më të larta të ngrohjes kanë marrë banorët e Shkupit për muajin gusht. Qytetarët që kanë telefonuar në redaksinë e Sdk-së janë ankuar se faturat e ngrohjes i kanë marrë nga BEG edhe pse muaji nuk ka mbaruar.

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) më 29 korrik mori vendim për rritjen e çmimit të ngrohjes për 14%, që është shumë më pak se rritja e faturave që marrin qytetarët tani.

“Është hera e parë që marrim faturat para fundit të muajit. Mirë që kanë ardhur më herët, por janë 100% më të larta. Pse marrin fatura kaq të larta kur rritja e çmimit duhej të ishte vetëm 14%”, pyet një nga qytetarët që telefonoi në redaksinë e Sdk.

Ai tregoi faturat e ngrohjes edhe për muajt korrik edhe gusht. Fatura për muajin korrik është 1.977 denarë, ndërsa për gusht 4.122 denarë.

Nga KRRE thonë se kanë pranuar ankesa të tilla edhe nga qytetarët dhe janë duke hetuar nëse ka rritje të parregullt.

Më 27 qershor KRRE ia hoqi licencën BEG-ut për furnizim dhe shpërndarje të energjisë termike, ndërsa paraprakisht iu hoq licenca për prodhimin e energjisë termike, që do të thotë se BEG nuk do të ketë më asnjë lidhje me ngrohjen në Shkup.

Deri në përfundimin e procedurës për përzgjedhjen e operatorit të ri të aktivitetit publik energjetik prodhim, shpërndarje dhe furnizim me energji termike, BEG është i detyruar ligjërisht të kryejë aktivitetin.

Faturat me rritje prej 14,18 përqind, qytetarët pritej t’i marrin që në muajin gusht, megjithatë faturat nuk priteshin të jenë kaq të larta.

“Për një faturë mesatare prej 1800 denarëve, kjo nënkupton rritje të kostos prej 250 denarë. Nëse fatura është 2000 denarë, nga gushti do të kushtojë 2800 denarë”, theksoi Bislimovski.

Ndryshe, në tremujorin e dytë të këtij viti, është rritur sasia e drurit të prerë për zjarr, ndërkohë është zvogëluar prodhimi i saj në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në muajin prill, maj dhe qershor në Maqedoninë e Veriut janë prodhuar 116 562 metra kub dru për zjarr, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin prodhuar 122 043 metra kub.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button