Tetova përmes marshit protestues solidarizohet me Prishtinën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave: Pedofilët dhe dhunuesit të marrin dënimet e merituara (VIDEO)

“5 burra, 7 orë, çika 11 vjet”, ishte kjo brohoritja që u dëgjua nga marshi protestues i cili filloi nga sheshi “Iliria” deri te Gjykata Themelore e Tetovës. Ky qytet përmes kësaj proteste u solidarizua me Prishtinën kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, e njëjta si rezultat i dhunimit seksual të një 11 vjeçareje nga 5 burra në Kosovë. Shoqëria civile kërkoi që dhunuesit të marrin dënimet e merituara, shkruan Portalb.mk.

“Largoni pedofilët nga institucionet arsimore”, “Gratë dhe fëmijët ekzistojnë edhe pas kampanjës politike”, “Dhuna është streha e fundit e dështakëve”, “Jo do të thotë jo”, “O burra, ku e keni nderin?”, “Ajo ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeçe”, ishin vetëm disa nga mbishkrimet në pankartat e qytetarëve.

Nga organizatorët psikologjia Nebahte Ziberi- Imeri nga qendra “Cortex” tha se mesazhi i tyre ishte që sot në Tetovë të realizohet marshi paqësor duke bashkë-ndjerë dhimbjen me të gjitha viktimat e dhunës, cilës do dhunë, sidomos të fëmijëve dhe të miturve.

Shoqëria civile para Gjykatës kërkuan që të jepen dënime më të mëdha dhe mos të zvogëlohen dënimet për pedofilët.

“Mesazhi është se në Gjykata merren vendime të cilat nuk merren ashtu si duhet të dënohen dhunuesit për veprat e tyre. Edhe këtu në Tetovë ka dhunë, por buja mediatike apo vëmendja nuk është aq e madhe”, tha Ziberi-Imeri.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Profesoresha e së drejtës familjare, Arta Selmani gjatë protestës për Portalb.mk tha se në marsh priste më shumë pjesëmarrës.

“Kjo flet shumë se vetëdijen e kemi shumë të ulët dhe nuk jemi të vetëdijshëm deri sa të ndodhin situata të tilla. Padyshim se burgu nuk është gjithmonë zgjidhje, trajtimi i tyre (përdhunuesve dhe dhunuesve) duhet të jetë më tepër psikologjik. Vajzat tona duhet të jenë të lira dhe të sigurta kudo që janë”, tha Selmani- Bakiu.

Marshi u realizua nga Qendra për mbështetjen e gruas Tetovë, SHPSHP “Cortex”, Lëvizja Nëna dhe Fëmija si dhe Rrjeti i Grave në Shkencë. Marshi u mbështet edhe nga Komuna e Tetovës. Në marsh u panë figura nga pushteti lokal dhe ai qendror.

Para dy ditëve, kundër dhunës ndaj grave, vajzave dhe fëmijëve u protestua në tre kryeqytete, Shkup, Prishtinë dhe Tiranë.

Në protestën kundër dhunës në Shkup, dikush sulmoi disa nga organizatorët pak para se të fillojë protesta.

Një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona, më 27 gusht, në Prishtinë. Rasti dyshohet se ka ndodhur në një park të qytetit. Aktualisht pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës së mitur janë në paraburgim prej një muaji, tre prej të cilëve janë të mitur. Bëhet fjalë për SH.K, G.R, G.J, XH.S dhe E.R. Rasti nxiti reagime të shumta, si nga udhëheqësit e institucioneve, ashtu edhe nga opinion publik si në Kosovë po ashtu edhe në rajon.

RMV zyrtarisht ka 294 pedofilë të regjistruar. Në Regjistrin e Pedofilëve të Maqedonisë së Veriut, nga numri total i pedofilëve të regjistruar për vepra penale për abuzim seksual të të miturve dhe pedofili, 281 janë burra dhe 13 janë gra.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), numri i përgjithshëm i krimeve kundër lirisë seksuale dhe moralit seksual për vitin 20192020 dhe 2021 është 95. Ndërsa për tre-mujorin e parë të këtij viti është 2.

Rasti i fundit që u bë publik në vend, ishte pedofili nga Tearca e Tetovës i cili ngacmonte seksualisht dhe kërcënonte vajzën 12 vjeçare nga Kosova, ku më pas i njëjti u arrestua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button