U takuan kryetarët e komunave të Shkupi pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet, u vendos që të punohet deri në rregullimin e plotë të dëmeve

Kryetarët e komunave të Shkupit dhe Qytetit të Shkupit sot zhvilluan mbledhje së bashku me Shtabin për shpëtim dhe mbrojtje në Shkup në lidhje me tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga reshjet që e kapluan dje Shkupin, transmeton Portalb.mk.

“Kryetarët falënderuan ekipet e ndërmarrjeve publike për intervenimin e shpejtës dhe për koordinimin e mirë me punonjësit e Qytetit të Shkupit. Njëzëri u vendos në fund që bashkëpunimi i konstruktiv të vazhdojë deri në sanimin e plotë të dëmeve”, raportojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në takim u theksua që në qytetin e Shkupit nuk ka shtrirje të madhe rrjeti i kanalizimit atmosferik, ndërsa u vendos që të shkurtohen të gjitha drunjtë e vjetër dhe të thatë.

“U vendos që çdo komunë të përcaktojë person përgjegjës për kontakt”, njoftojnë nga Qyteti.

Ndryshe, reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë pasdites së djeshme kanë përmbytur “Serovën”, lagjen e Komunës së Çairit, e cila ndodhet vetëm 2.5 kilometra larg qendrës së Shkupit. Ekipi i Portalb.mk, vizitoi disa prej shtëpive të cilat kanë pësuar nga vërshimet. Banorët gjatë tërë natës, por edhe gjatë ditës së sotme kanë pastruar, pasi që bodrumet, por edhe dhomat tjera janë mbushur me ujë. Ata kërkojnë që autoritetet komunale apo qendrore t’i ndihmojnë pasi që dëmet janë serioze, por deri më tani askush s’u ka trokitur në derë, madje as u janë përgjigjur thirrjeve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button