Ulje e lindjeve në Maqedoninë e Veriut, për tre muaj janë regjistruar rreth 4 mijë lindje

Në Maqedoninë e Veriut ka rënie të numrit të vdekjeve dhe lindjeve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ashtu që për tre muaj janë regjistruar 4 379 lindje të gjalla, transmeton Portalb.mk.

“Numri i lindjeve të gjalla në tremujorin e dytë të vitit 2022, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është zvogëluar për 6.5% dhe shënon 4 379 lindje të gjalla”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në tremujorin e dytë në Maqedoninë e Veriut është shënuar ulje e vdekjeve për 33.4 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke u regjistruar 4 760 vdekje. Enti llogariti që rritja natyrore është negative, pra -381.

“Numri i martesave në këtë tremujor të vitit është zvogëluar për 7.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, duke arritur në 2 670 martesa. Këtë tremujor u morën 521 raporte për martesa të divorcuara”, raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button