Zyrtarët e Ministrisë gjermane të Ekonomisë dyshohen për spiunazh

Ministria gjermane e Ekonomisë i ka kërkuar Agjencisë për Inteligjencë t’i hetojë dy zyrtarë të kësaj ministrie, me dyshimin për spiunazh për autoritetet ruse, raportoi “TheGuardian” të mërkurën, raporton Koha.net.

Dy nëpunës civilë të ministrisë gjermane tërhoqën vëmendjen e kolegëve të tyre, duke shfaqur “simpati ndaj pikëpamjeve ruse” në çështjet e politikës energjetike. Siç thanë nga Ministria e Ekonomisë, të dyshuarit u shprehën kundër miratimit për bllokimin e gazsjellësit rus Nord Stream 2.

Zyrtarët u tha se kanë afërsi emocionale me Rusinë, ndonëse autoritetet gjermane deklaruan se nuk kanë prova të forta për t’i provuar pretendimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button