Dy lloje të reja të bursave për studentët e Maqedonisë së Veriut

Studentët në Maqedoninë e Veriut për vitin akademik 2022/23 do të kenë mundësi të përfitojnë edhe në dy kategori tjera të bursave, vlera e të cilave do të jetë 6 050 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Një kategori do të jetë e dedikuar për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë të institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat në programet e studimit për përkthim dhe interpretim nga gjuha maqedonase në shqipe dhe anasjelltas (gjuhë amtare) dhe përkthim dhe interpretim nga gjuhe shqipe në maqedonase dhe anasjelltas (gjuhë joamtare)”, raportoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria vlerësoi që ky ndryshim vjen si rezultat i mungesës së kuadrit në këto fusha.

“Kategoria tjetër sërish, do të jetë e dedikuar për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë të regjistruar në programet e studimit në lëndën e historisë së artit, arkeologjisë, artit figurativ dhe etnologji dhe antropologji”, raportoi Ministria.

Studentët për të përfituar këtë bursë duhet të kenë notë mesatare së paku 7.50.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button