Tetovë, kjo është procedura për nxënësit dhe studentët për t’u pajisur me biletë për transportin publik

Nxënësit dhe studentët nga ky vit do të kenë mundësi të përdorin transportin publik. Ndërmarrja Publike  “Tetova Transport” në kategoritë e biletave mujore dhe vjetore ka kategorinë “F” e cila vlen për nxënësit dhe studentët, transmeton Portalb.mk.

Konkretisht bileta mujore është 250 denarë. Ndërsa bileta vjetore është 2.500 denarë.

Dokumentacionet që kërkohen për t’u pajisur me biletë janë:

  • Kartë identiteti/pasaportë e vlefshme;
  • Konfirmimi i pagesës;
  • Vërtetim nga shkolla (për nxënësit e shkollave të mesme), ndërsa vërtetim nga universiteti ose indeks (për studentët);
  • Fotografi 35×45 mm.

Biletat mund të merren në objektin e NP “Tetova transport” – Tetovë, objekti 701 në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore.

Bileta vlen për të gjitha linjat e “Tetova Transport” – Tetovë, nga e hëna deri të shtunën.

Orarin veror të linjave të autobusëve e gjeni KËTU.

Ndërkaq, vetëm për krahasim, nxënësit e shkollave të mesme në Shkup transportin publik e kanë pa pagesë, pra nuk paguajnë bileta, paguajnë vetëm tarifë prej 200 denarë për marrjen e kartelës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button