Qeveria pezulloi normën doganore prej 20 përqind për qumështin dhe ajkën

Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi vendimin për heqjen e përkohshme (deri më 31.12.2022) të masës doganore prej 20 për qind për qumështin dhe ajkën, jo të koncentruar dhe pa sheqer të shtuar apo ëmbëlsues të tjerë me përmbajtje yndyre në masë që tejkalon 21 për qind, por jo që nuk kalon 45% dhe norma doganore 15% për qumështin dhe ajkën, të pakoncentruar dhe pa sheqer të shtuar me përmbajtje yndyre në masë që kalon 10% por jo më shumë se 45% në paketim, masa neto e të cilave nuk kalon 2.5 kg, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi, siç thuhet në njoftim, është ulja e rritjes së çmimeve.

Importi i këtyre etiketave tarifore nga vendet e CEFTA-s është pa doganë, ndërsa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian kryhet me normë doganore prej 5 për qind.

Ndryshe, në seancën paraprake Qeveria miratoi Informacionin që lejon që transporti i mallrave në trafikun rrugor me Ukrainën të kryhet pa leje deri në fund të vitit.

“Në seancën e sotme u miratua Informata me të cilën Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisësë Veriut dhe Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës u dakorduan që transportuesit e Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut të kryejnë transportin e mallrave në transportin rrugor, dypalësh dhe transit pa leje deri në fund të vitit, sipas parimit të reciprocitetit për të dy vendet”, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Sipas Qeverisë, gjatë gjendjes së luftës në Ukrainë, ky është një hap drejt lehtësimit të transportit të transportuesve maqedonas dhe ukrainas në të dy drejtimet, në mënyrë që të lehtësohet mbërritja e ushqimit, barnave dhe derivateve tek shfrytëzuesit përfundimtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button