Uzurpim i qendrës së Shkupit me ndërtesa banimi

Në një parcelë prej 100 metrash në zemër të kryeqytetit po ndërtohet një ndërtesë, në bazë prej 70 metra katrorë. Mjeshtrit në rrugën Kiro Krstevski Platnik po punojnë me zell dhe gjurma të gjellëtores më nuk ka, sepse tashmë do të zëvendësohet me një ndërtesë që do të ketë kat përdhes, katër kate dhe një papafingo, transmeton REL.

Të njëjtin fat e pat edhe shtëpia ngjit me të, kështu që në të njëjtën kohë aty po mbin një tjetër objekt banimi. Ky në parcelë prej 170 m2.
Pak metra më tutje në rrugën Kosta Shakhov, pas konviktit Kuzman, edhe një shtëpi tjetër ka shkuar në histori. Do të ketë edhe një godinë në sipërfaqe ndërtimi maksimale 100 metra katrorë, ndërsa në një parcelë prej 200 metrash katrorë do të ketë edhe një ndërtesë.

Këto janë disa nga shembujt se si qendra e Shkupit po e ndryshon vazhdimisht pamjen dhe është shndërruar në një xhungël betoni dhe investitorët po e përdorin çdo hapësirë ​​të lirë që ka mbetur.

Nëse dikur ishte që kudo që të gjesh një vend të mirë mbillje një pemë, sot është e vërtetë që mbjell një ndërtesë, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, ku uzurpimi i hapësirës dhe mospërfillja e çdo rregulli urbanistik është më se e dukshme, thotë Emica Nalbantiq, e cila banon në këtë rrugë.

“Është çmenduri e pastër të ndërtosh një ndërtesë të re direkt nën dritaret dhe ballkonet e një ndërtese tjetër, ndërkohë që banorët e ndërtesës së vjetër apo të shtëpisë së vjetër privohen nga rrezet e diellit, nga privatësia dhe qetësia e tyre, nga mundësia për të pasur komunikim normal në lagjen ku jetojnë. Pa shtigje për qasje, direkt në trotuar, pa hapësira të mjaftueshme parkimi, pa hapësirë ​​ndërmjet ndërtesave”, thotë Nalbantiq.

Në të njëjtën zonë në rrugën Stefan Jakimov Dedov, dy shtëpive familjare tani do t’i bashkohen edhe më shumë fqinjë, sepse edhe aty po ndërtohet një objekt i ri banimi.

Moratoriumi u hoq, planet urbanistike nuk janë rishikuar

Në Planin Detaj Urbanistik Bunjakovec 1 janë të vizatuara këto objekte, kurse pasi Gjykata Kushtetuese mori vendim për heqjen e “moratoriumit” për ndërtime në komunën Qendër, investitorëve iu hap rruga për të marrë leje ndërtimi.

“Kemi investitorë që nuk i zgjedhin mjetet për të përfituar, arkitektë që duan të ndërtojnë karrierë dhe të përfitojnë me forcë, pronarë lokacionesh, pengje të të cilëve jemi prej vitesh, të cilët, në bazë të shtëpive të rrënuara, duan të fitojnë sa më shumë metra katrorë dhe kështu krijohet kaos i përgjithshëm, të cilin në njëfarë mënyre komuna u përpoq ta parandalonte me moratorium”, thotë ish-kryetarja e Asociacionit të Arkitektëve, Sanja Ragjenoviq, e cila shton se i vjen keq që komuna e vetme që u përpoq t’i jepte fund tërbimit urban me moratorium nuk ia doli.

Ideja e moratoriumit ishte që të mos kishte përqendrim të investitorëve në një zonë të vogël dhe qendra e qytetit të mund të zhvillohej në mënyrë të barabartë. Por planet e diskutueshme mbetën pa u rishikuar dhe rezultati është “ndërtesa një-mbi-një”.

“Ajo që e shton edhe më shumë hidhërimin është se ndërtuesit e tillë dhe qeveria janë të shurdhër ndaj reagimeve të qytetarëve dhe se gjithë këtë e arsyetojnë me vendime të marra, ndërsa e dinë se vendime të tilla nuk janë marrë në bazë të rregullave urbanistike dhe janë të kundërligjshme. Prandaj kryetarët e sotëm nuk janë më baballarët e qytetit, por kryetarë për leje ndërtesash”, thotë Nalbantiq.

Vetëm një shirit i vendosur në hyrje të hapësirës së lirë të mbetur pas Shtëpisë së Ndërtuesve është një tregues se qasja është e ndaluar. Ndonëse aty nuk ka asnjë aktivitet ndërtimi, sipas planit urbanistik të Unazës së Madhe Perëndimore janë paraparë dy objekte për të cilat janë dhënë lejet e ndërtimit.

Ish-kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, e miratoi moratoriumin. Para largimit të tij, pra dy muaj para se të largohej nga detyra Komuna Qendër ka anë lëshuar 18 miratime për objekte në Bunjakovec, Kapishtec, Vodno e sipërme dhe e poshtme dhe në Mëhallën e Muhaxherëve.

Urbanistët, gjegjësisht planet urbane i krijuan problemet në qytet dhe planet duhet të rishikohen me ekspertë, thotë Ragjenoviq.

“Duhet të bëhen plane urbanistike cilësore që do të jenë në përputhje me PPU, sepse ndërtimi nuk duhet të ndalet, por duhet të jetë në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret”, shton ajo.

Për Nallbantiq është problematike që urbanizimi i banimit ndikon edhe në mjedisin jetësor.

“Po priten drunj të vjetër disa dekada, po shkatërrohen edhe zonat më të vogla me gjelbërim për të kënaqur orekset financiare të atyre që ndërtojnë dhe për të cilët asgjë nuk ka rëndësi – as njerëzit, as funksionimi normal i qytetit që po rrënohet, e në të cilin, për shkak të ndërtesave të tilla kemi gjithnjë e më shumë ajër të ndotur dhe temperatura më të larta”, shton ajo.

Qendra e mban rekordin me leje dhe objekte

REL ka shkruar edhe më parë se më së shumti leje për ndërtimin e subjekteve afariste dhe objekteve në 9 vitet e fundit, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, janë lëshuar dhe ndërtuar në komunën Qendër.

Sipas statistikave, nga viti 2013 deri në vitin 2020 janë dhënë 536 leje, ndërsa komunës iu kanë shtuar 1375 objekte të tjera të ndërtuara nga subjektet afariste. Ndërsa gjatë asaj periudhe janë përfunduar 1819 banesa.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i ka përgatitur ndryshimet në Ligjin për Planifikim Urbanistik, që Qeveria i ka paralajmëruar si “reformën më të thellë” në urbanizëm dhe ndërtim në vend.

Pas hapjes së debatit publik, KSHPK-ja vuri në dukje se ndryshimet në ligj hapin disa dilema në lidhje me dominimin e interesit privat ndaj atij publik lidhur me miratimin e planeve të detajuara urbanistike, konvertimin e dedikimi të tokës, mostransparencën në miratimin e planeve të reja apo ndryshime në planet ekzistuese të detajuara urbanistike dhe zbatimin e  mbikëqyrjes. Amendamentet e ligjit janë bllokuar në Kuvend.

Nga lejet  për ndërtim të cilat i ka nënshkruara Bogdanoviqi, para largimit nga pushteti lokal, një është anuluar dhe tre janë në proces të ankesës. Aprovimi për ndërtimin e Skolimeks SHPKNJP për ndërtimin e objektit të parkut në afërsi të hotelit Jadran është në procedurë ankimore në komunën e Qendrës, gjë që shkaktoi reagime në opinion.

Mirëpo, një muaj më parë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve refuzoi kërkesën e qytetarëve për të mos ndërtuar në sipërfaqen e gjelbër, duke humbur kështu një betejë tjetër kundër “urbanizimit me ndërtesa b

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button