Shkup, protestë kundër dhunës ndaj grave

Nesër, e mërkurë, 31 gusht, ora 17:00, paralajmërohet protestë te Sheshi Skënderbeu në Shkup, për të protestuar kundër dhunës ndaj vajzave të mitura, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja e rëndë në Prishtinë, në të cilën një vajzë 11-vjeçare është përdhunuar nga 5 burra, na ka lënduar tejmase. Ne, u bashkohemi vajzave dhe grave kosovare në thirrjen e tyre drejtuar institucioneve, për marrjen e masave të menjëhershme kundër kriminelëve përgjegjës si dhe për garantimin e mbrojtjes së vajzave dhe grave në të gjitha hapësirat publike”, thuhet në thirrjen për protestë.

Dhuna kundër një vajze, dhuna kundër një gruaje, është dhunë kundër të gjitha vajzave dhe grave.

Rasti nxiti reagime të shumta, si nga udhëheqësit e institucioneve, ashtu edhe nga përdorues të tjerë të rrjeteve sociale.

Qytetarë dhe organizata të ndryshme joqeveritare paralajmëruan protesta në Prishtinë, për të martën dhe të mërkurën.

Ndryshe, një grua është sulmuar seksualisht gjatë ditës së djeshme nga dy burra të dyshuar, të panjohur, në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button