fbpx

“PRO-Za Balkan” e shpalli fituesen e edicionit të 10-të

Në edicionin e 10-të të Festivalit Ndërkombëtar Letrar “PRO-ZA Balkan” fituese e çmimit “Prozart” është shpallur shkrimtarja Oliver Nikolova, raporton Portalb.mk.

“Shkrimtarja maqedonase Olivera Nikolova është fituese e çmimit “Prozart” për kontribut autorja në zhvillimin e letërsisë në Ballkan, i cili ndahet nga Festivali Ndërkombëtar Letrar “PRO-ZA Balkan”, raportoi Ministria e Kulturës.

Edicioni i 10-të i këtij festivali pritet të mbahet prej 18 deri 21 shtatorit, organiuzuar nga “Prozart Media” dhe Ministria e Kulturës.

“Olivera Nikolova, e cila është tregimtare, romanciere dhe dramaturge, ka lindur në Shkup në vitin 1936. Ajo e kaloi tërë jetën e saj të punës në Radio Televizionin Maqedonas si redaktore dhe dramaturge. Është anëtare i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë që nga viti 1963. Libri i saj ikonë për fëmijë “Zoki Poki” është bërë i domosdoshëm në shkolla dhe mbi të është filmuar një serial televiziv për fëmijë”, raportoi Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button