Gold AG i bën “revansh” gjykatëses maqedonase

Pasi prokurorja Gordana Geshovska përdori si akuzë në rastin “Monstra” edhe këngën e Gold Ag “Ty o Gostivar”, ka reaguar edhe reperi i njohur shqiptar.

Këngëtari është shprehur i indinjuar me fjalët e prokurores.

“Më vjen keq që ndodhin këto gjëra në këtë shekull, këngët e mia i ka secili shqiptar në shtëpit e tyre. Nuk është normale të jët dëshmi një këngë e cila ka përmbajtje nacionaliste. Edhe maqedonët e serbët kanë këngë kundër shqiptarëve bile edhe më të rënda se kënga e Gostivarit. Shpresoj që kjo mos të përsëritet më, për shkak se kënga është art dhe realitet ku jetojmë. Nëse dënohen me këto prova veç për këngën atëher është turp për atë shtet që ngre akuza pa bazë. Edhe njehër më vjen keq për krejt këtë që flitet. Këngët e mia i posedon secili shqiptar, mos të luhet me ndjenjat e popullit. Mos të gjykohemi vetëm se mundet, dikush t’na poshtrojë vetëm se i vjen kah dora”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button