Deri më 7 shtator do të shfaqen filma klasik dhe pa zë në Shkup

Nesër në Shkup do të fillojë Festivali i filmit pa zë dhe klasik, festival i cili do të zgjasë deri më 7 shtator, organizuar nga Kinoteka e Maqedonisë së Veriut dhe Kino Ballkan, transmeton Portalb.mk.

“Me projeksionin e “Nosferatu, simfonia e firkës”, film nga Fridrih Villhelm Murnau nga viti 1922 dhe shoqërimi muzikorë i Xhijan Emin, më 31 gusht ( e mërkurë) në orën 20:00 në kinemanë verore, Kinemateka fillon edicionin e këtij viti të Festivalit të filmit pa zë dhe klasik që do të zgjasë deri më 7 shtator”, bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës.

Në kuadër të këtij festivali janë të parapara 14 termina për shfaqjen e filmave, duke përfshirë tre filma nga Murnau, dy nga Baster Kiton dhe Rajner Verner Fasbinder dhe pjeë nga trashëgimia vendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button