Padi për 32 vjeçarin pasi përmes falsifikimit të parave arriti të fitojë mbi 86 mijë denarë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paditur 32 vjeçarin nga Shkupi në lidhje me veprën penale për mashtrim dhe falsifikim të parave, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër personit B.I.(32) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se janë kryer veprat penale “mashtrim” dhe “falsifikim parash”, nga neni 247 dhe neni 268 nga Kodi Penal”, raportoi Policia.

Ai akuzohet për falsifikimin e 14 kartëmonedha nga 100 euro prej 9 majit deri më 7 korrik të vitit 2021. Këto para i ka futur në qarkullim përmes shitblerjes së tri celularëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button