Ndërroi jetë veterania e arsimit në Tetovë, Syejla Skenderi (VIDEO)

Sot në moshën 80 vjeçare,  pas një sëmundje të gjatë e të rëndë, ndërroi jetë veterania e arsimit në këto treva Syejla Skenderi.

E lindur në vitin 1934 Syejla Skenderik  ka qenë një ndër mësueset e para të arsimit shqip në këtë nënqiell.

Që nga vitet e 50-ta të shekullit të kaluar,me një përkushtim të madh ka punuar në arsim duke qenë pishtare e arsimit dhe duke dhënë kontribut në afirmimin e shkollës shqipe në Tetovë e rrethinë.

Syejla Skenderi i takon plejadës së krenarisë të arsimit shqip në Tetovë dhe rrethinë,për punën e saj  shumëvjeçare dhe të pakursyer,për arsimimin e gjeneratave të tëra,që bartën misionin e shenjtë të mësuesisë.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër më 2 Qershor (E Hënë) pas Namazit të Drekës.

Kortezhi do të niset nga shtëpia e saj,në Rrugën e Ohrit nr.18.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button