Bordi drejtues i Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë nuk zgjodhi drejtor, do të ketë shpallje të re

Bordi i Drejtorëve të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë “Pavel Shatev” nuk arriti të zgjedhë drejtor pas shpalljes së Akademisë në mbledhjen publike të sotme, njofton 360 Shkallë, transmeton Portalb.mk.

Kandidatë për konkurs kanë paraqitur drejtoresha aktuale Natasha Gaber Damjanovska dhe gjyqtarja nga Gjykata Themelore Penale Ola Ristova.

Edhe pse u tha se të dy kandidatët i plotësonin kushtet për këtë pozitë, as njëri dhe as tjetri nuk morën numrin e duhur të votave nga anëtarët e Bordit Drejtues të Akademisë.

Katër anëtarë votuan “për” dhe pesë “abstenuan” për Gaber Damjanovskën, ndërsa një “për” dhe tetë “abstenim” për Ristovën.

Zgjedhja e një drejtori kërkon të paktën pesë vota “po” nga gjithsej nëntë anëtarë.

Kryetari i Bordit Drejtues të Akademisë, gjyqtari Lazar Nanev, sqaroi se drejtoresha aktuale Gaber-Damjanovska do ta mbajë këtë pozitë deri në fund të mandatit të saj, gjegjësisht deri në fund të vitit, dhe njoftoi se shpallje për zgjedhjen e drejtori i Akademisë do të publikohet sërish.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka më shumë gjyqtarë se sa kërkojnë vetë standardet evropiane, por përsëri ka mungesë të tyre. Kjo në shikim të parë duket paradoksale, por në fakt arsyeja e mungesës së tyre, është për shkak të lëndëve të tepërta, të cilat nuk janë përpunuar ende dhe nuk kanë epilog përfundimtar, që mund të çojë në vjetërsimin e lëndëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button