Kosovë, u arrestua edhe personi i pestë i dyshuar për dhunimin seksual të 11 vjeçares

Policia e Kosovës njoftoi se e ka ndaluar edhe personin e pestë, të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.

Siç thuhet në raportin e policisë, i njëjti, aktualisht është duke u intervistuar nga hetimet rajonale të policisë në Prishtinë.

Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policor është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi më herët sot se dy të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares u është caktuar masa me nga një muaj paraburgim. Gjatë të hënës, masë me kohëzgjatje të njëjtë paraburgimi u ishte caktuar edhe dy të dyshuarve të tjerë.

Aktualisht në paraburgim janë katër nga pesë të dyshuarit për dhunimin e të miturës.

Një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona, më 27 gusht, në Prishtinë, njoftoi të hënën Policia e Kosovës. Sipas PK-së viktima është dërguar në një strehimore. Rasti dyshohet se ka ndodhur në një park të qytetit.

Të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares janë tre të mitur me inicialet G.R, G.J dhe XH.S. Si dhe, personi i katërt i moshës madhore, me inicialet E.R.

Rasti nxiti reagime të shumta, si nga udhëheqësit e institucioneve, ashtu edhe nga përdorues të tjerë të rrjeteve sociale.

Qytetarë dhe organizata të ndryshme joqeveritare paralajmëruan protesta në Prishtinë, për të martën dhe të mërkurën.

Ndryshe, një grua është sulmuar seksualisht gjatë ditës së djeshme nga dy burra të dyshuar, të panjohur, në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button