RMV, 240 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.084 të testuarve kanë rezultuar 240 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 240
  • Riinfektime: 58
  • Të vdekur: 1
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 3
  • Të shëruar: 446
  • Testime: 1.084

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.714. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Ohri, Prilepi dhe Kavadari.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 340.119
  • Të shëruar: 328.924,
  • Të vdekur: 9.477
  • Testime: 2.150.194

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button