Nuk do të ketë nevojë për leje nga komunat për të instaluar fotovoltaikë për prodhimin e energjisë elektrike, ndryshimet në Ligjin për ndërtim kalojnë në Kuvend

Qytetarët dhe kompanitë do të mund të vendosin fotovoltaikë për prodhimin e energjisë elektrike në çati pa kërkuar miratim nga Komunat. Këtë e parashikojnë ndryshimet në Ligjin e ndërtimit, të cilat kaluan sot në seancën e Qeverisë dhe këto ditë do të kalojnë në Kuvend, transmeton SDK.

Me ndryshimet, përveç thjeshtimit të procedurave, parashikohet që fotovoltaikët të vendosen në objektet e banimit individual deri në 6 KW, dhe te personat juridikë deri në 40 KW.

“Në këtë kohë duhen procedura më të lehta që do të mundësojnë që numri më i madh i amvisërive dhe kompanive të prodhojnë energji elektrike për nevojat e tyre. Investitorët tashmë janë të detyruar vetëm të njoftojnë komunën dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme. Për personat juridikë do të kërkohet ekstrakt nga Regjistri Qendror, kurse për personat fizik kopje e letërnjoftimit, më pas titulli i pronës për objektin mbi të cilin po instalohet projekti bazë. Inspektorët komunal do të kontrollojnë nëse janë instaluar fotovoltaikë siç është paraparë me projektin”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Kompanitë dhe qytetarët do të mund ta shesin energjinë e prodhuar të papërdorur, pra do t’i kthehet sektorit të energjisë elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button