NQP: Nxënësit e shkollave të mesme të vitit të parë do t’i marrin biletat falas në shkolla

Nxënësit nga viti i parë i shkollave të mesme, të cilët i plotësojnë kushtet për transport publik falas në Shkup, biletat do t’i marrin në shkollat ​​amë ku vijojnë mësimin, njoftoi NQP Shkup, transmeton Portalb.mk.

Nga NQP informojnë se nxënësit e klasave më të larta, në rast nevoje për kartelë të re elektronike “Skopska” (për shkak të humbjes së kartelës etj.), mund të marrin një të re/dublikatë në çdo qendër personalizimi të NQP Shkup.

“Është e nevojshme që të dorëzojnë vërtetim nga shkolla dhe të paguajnë një tarifë prej 200 denarë për bërjen e kartelës”, njoftojnë nga NQP Shkup.

NQP Shkup sqaroi se biletat e shkollave të mesme për shfrytëzim falas të transportit publik vlejnë për të gjitha linjat urbane dhe periferike në periudhën prej orës 05:00 deri në ora 24:00, gjegjësisht nuk vlejnë vetëm për shfrytëzim të linjave të natës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button