Kosovë, dy burra e futën më forcë një grua në veturë dhe e sulmuan seksualisht

Një grua është sulmuar seksualisht gjatë ditës së djeshme nga dy burra të dyshuar, të panjohur, në Prishtinë, njofton Kallxo.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ka thënë se të dyshuarit e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje në rrugën “Agim Ramadani”, rreth orës 16:00.

Policia ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Kujtojmë që, ditëve të fundit në Kosovë u dhuna seksualisht edhe një vajze e moshës 11 vjeçare nga 5 burra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button