RMV, deri të premten mot i jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Deri të premten do të mbajë mot i paqëndrueshëm, paradite kryesisht me diell, ndërsa pasdite në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, njoftoi DPHM, transmeton Portalb.mk.

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me më shumë reshje shiu, erë të fortë, rrufe dhe breshër.

Temperaturat maksimale deri të hënën do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 33 gradë.

Ndryshe, një pjesë e rajoneve të Maqedonisë një javë më parë u goditën nga reshjet e mëdha të shiut, si pasojë e të cilave ka pasur dëme materiale, banorë të evakuuar, pemë të rrëzuara, mungesë të energjisë elektrike dhe ngjashëm. Tetova me rrethinë është goditur nga shiu, i cili shkaktoi vërshime të shtëpive, bodrumeve dhe garazheve, si dhe derdhje të ujërave të zeza nga disa puseta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button