Italia, Rossi e Destro jashtë Botërorit

Cesare Prandelli shpalli listën e 23-futbollistëve që do të përfaqësojnë Italinë në Brazil.Ndër zgjedhjet e trajnerit të të kaltërve bie në sy lënia jashtë e sulmuesit të Fiorentinës Giuseppe Rossi.

Gjëndja fizike e futbollistit 27 vjecar nuk e bindi Prandellin që përvec Rossit nuk ka grumbulluar as Mattia Destron që zhvilloi një sezon shumë të mirë me fanellën e Romës. Zgjedhjet për sulmin e numrit 1 të 4-herë kampionëve të botës mund të konsiderohen të guximshme pasi Prandelli ka grumbulluar lojtarë problematikë si Antonio Cassano e Mario Balotelli.

Ashtu sic pritej Ricardo Montolivo nuk është përfshirë në listë për shkak të dëmtimit që pësoi në sfidën miqësore me Irlandën. Vendin e mesfushorit të Milanit e ka marrë Marco Parolo i Parmës.

Në portë përvec Buffon 56-vjecari ka thirrur edhe Sirigu të Paris Saint Germain e Mattia Perin të Genoas. Në repartin mbrojtës ish trajneri I Fiorentinës ka lënë jashtë Andrea Ranochian, megjithatë ky I fundit do të jetë zëvendësuesi I parë nëse ndonjë lojtar tjetër dëmtohet deri në datën 12 Qerëshor.

Prapavija e të kaltërve në Brazil do të udhëhiqet nga treshja e Juventusit Barzagli, Chielini, Bonucci ndërsa nga krahët si titullarë pritet të operojnë Darmian i Torinos e De Sciglio I Milanit.

Prandelli ka thirrur edhe Abbaten e Palletën. Në mesfushë janë përfshirë emra të rëndësishëm si Pirlo, Thiago Motta, De Rossi, Verrati, Aquilani, Candreva dhe Marchisio. Përsa I përket sulmit përvec Balotellit e Cassanos 56-vjecari ka grumbulluar  edhe krygolashënuesin e Serie A Ciro Immobile si dhe Alessio Cercin e Lorenzo Insignen.

Italia do ta nisë Botërorin me ndeshjen ndaj Anglisë që do të zhvillohet në datën 13 qerëshor në stadiumin Arena Amazonia të qytetit të Manaus. Sëbashku me të kaltërit dhe Anglinë në grupin D ose të ashtuquajturin grupin e ferrit bëjnë pjesë edhe Uruguai e Costa Rica. /Supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button