Një kamion është prishur sërish në sheshin e Shkupit, kishte hyrë pa leje

Një kamion është prishur sërish në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit. Nga sa shihet kamioni është shembur me njërën nga rrotat e përparme dhe është dëmtuar një pjesë e trotuarit. Në teren ndodhet edhe një mjet i “Parkut të qytetit” – “merimangë” që duhet të ndihmojë kamionin, transmeton Portalb.mk.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se bëhet fjalë për një kompani që pa autorizim ka hyrë në shesh me kamionin dhe ka dëmtuar trotuarin.

“Një subjekt privat ka hyrë me kamion pa leje në sheshin Maqedonia duke shkaktuar dëme në të njëtin. Qyteti i Shkupit dënon ashpër këtë akt, dhe do të marrë të gjitha masat ligjore për ekzekutimin e inspektimeve mbikëqyrëse dhe sanksioneve, pas së cilës do të kërkohet kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj të mirave publike”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Një sjellje e tillë nga ana e individëve, shtuan nga Qyteti, është e papranueshme dhe për të do të zbatohen sanksionet më të rrepta.

Vitin e kaluar, në mars, në të njëjtiën fontanë u shemb një kamion i JP Higjiena Komunale, dhjetë ditë pasi ishte promovuar si pjesë e flotës së ndërmarrjes publike, kur edhe kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev e mori për vozitje promovuese.

Edhe në vitin 2017, ra një kamion në fontanën e sheshit. Ngjarja ndodhi gjatë kohës së përgatitjeve të qendrës për t’i pritur lojtarët e Vardarit pas suksesit të tyre evropian.

“Para mbajtjes së pritjes së lojtarëve të Vardarit, në qendër kishte 5 njerëz që i kanë drejtuar kamionët me mjete që të lëvizin pikërisht mbi rrugën e granitit. Kamioni që ra në sipërfaqen e fontanës mbante gardh ( pronësi e MPB-së) të parashikuar për hapësirën para dhe rreth binës. Por, edhe përkundër udhëzimeve nga personat se kah duhet të vozisin, vozitësi i kamionit e ka kthyer automjetin drejt fontanës edhe ka rënë. Ndërsa ata të tjerët që kanë ecur sipas udhërrëfyesve kanë kaluar pa problem. Gabimi i rënies së kamionit është te vozitësi i cili ka qenë i paralajmëruar më parë se vozitja andej është e ndaluar. Gjatë ditës së djeshme ekipi i Qytetit të Shkupit ka kryer inspektim në vend, fontana do të rregullohet dhe do të vihet në funksion”, thanë atëherë nga qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button