Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për përzgjedhjen e kandidatëve për trajnim falas për oxhakpastrues

Në suazat e projektit “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”, Qyteti i Shkupit sot shpalli Thirrje publike për përzgjedhjen e kandidatëve për mësim dhe trajnim falas për oxhakpastrues, transmeton Portalb.mk.

Projekti “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup” financohet nga Ministria për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe realizohet në bashkëpunim me qytetin e binjakëzuar të Nyrembergut nga Republika Federale e Gjermanisë.

Projekti synon të sigurojë kontrollin e ndotjes së ajrit në Shkup duke siguruar kushte për mbajtjen e mësimit dhe trajnimit falas për rinovimin e profesionit të oxhakpastruesit nëpërmjet shkëmbimit të përvojave me oxhakpastrues nga Republika Federale e Gjermanisë.

Trajnimin do ta realizojnë trajnues të verifikuar dhe të certifikuar nga SHMQNGJSH “Zdravko Cvetkovski” dhe oxhakpastrues me përvojë nga Republika Federale e Gjermanisë. Mësimi dhe trajnimi do të realizohen në një periudhë tre mujore duke përfshirë mësim teorik dhe trajnimin praktik në kushte reale.

Trajnimi praktik për oxhakpastruesit do të realizohet në periudhë prej 1 (një) muaji, nga të cilat 2 (dy) javë praktikë në Shkup, dhe 2 (dy) javë praktikë në Nyremberg, me shpenzime qëndrimi, ushqimi dhe udhëtimi të mbuluara në Republikën Federale të Gjermanisë.

“Kandidatët të cilët do të përfundojnë mësimin teorik, trajnimin praktik dhe do ta përfundojnë me sukses provimin përfundimtar, do të marrin certifikatën e lëshuar nga institucion i verifikuar për oxhakpastrues nga Shkupi dhe një mundësi unike për të filluar biznesin e tyre”, njoftuan nga qyteti i Shkupit.

Thirrja publike zgjat 10 ditë pune, deri më 8.09.2022.

Thirrja publike me të gjitha kushtet dhe kriteret e përgjithshme, si dhe aplikimi për Thirrjen publike janë në dispozicion në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button