Përfunduan pushimet, Xhaferi në takim me grupet e deputetëve do t’i koordinojë aktivitetet vijuese

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot pritet të zhvillojë takim me nënkryetarët e Kuvendit dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare, në të cilin duhet të dakordohet dinamika e punës për ditët deri të premten dhe periudhën në vijim. Me këtë mbyllen zyrtarisht pushimet verore për parlamentarët, transmeton Portalb.mk.

Në ueb faqen e Kuvendit janë paraparë vetëm dy aktivitete të kryetarit të Kuvendit Xhaferi, pikërisht për nesër (31 gusht) me kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme të Bundestagut gjerman Michael Roth dhe të enjten (1 shtator) takim me ambasadorin e OSBE-së Klement Koja.

Ndër aktivitetet e para në Kuvend pritet të jetë vazhdimi i punës së Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues me qëllim që vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese të plotësohen sa më shpejt.

Sipas njoftimeve të bëra para festës, pritet që të caktohen edhe vazhdime të seancave tashmë të nisura. Seanca e parë e re është paralajmëruar për më 13 shtator. Deputetët zyrtarisht kanë shkuar në pushime pas festave të Ilindenit.

Deputetët zyrtarisht kanë shkuar me pushime pas festave të Ilindenit.

Ndryshe, njohësit e çështjeve politike thonë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut asnjëherë si deri më tani nuk ka qenë joefikas në miratimin e ligjeve, por edhe sa i përket debatit jocilësor pasi puna e tij më shumë është shoqëruar me përplasje e incidente sesa me debatet lidhur me përmbajtjen e ligjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button