Flamuri serb shpaloset midis Tirane (Foto)

Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë nuk ka kaluar pa incidente në pjesën e jashtme të saj. Policia e Tiranës gjatë kësaj ceremonie ka shoqëruar për në komisariat 3 persona, 2 meshkuj dhe një femër, News24 mundi të regjistroje shoqërimet gjatë ceremonisë.

Një tjetër incident u regjistrua nga disa të rinj serbe të cilët kanë hapur flamurin e tyre ne dalje të katedrales para mediave shqiptare.

Gjë e cila nuk u prit mirë nga shqiptarët e ndodhur aty pranë. Pas shkrepjes se fotos të rinjtë serbe morën flamurin dhe e futën e në çantën e dorës duke u larguar të qetë. Ndërkohë që Aleanca KuqeZi nuk është lejuar nga policia të protestojë kundër Patriarkut të Serbisë Irinei për qëndrimet e tij kundër shqiptarëve.

Ka qenë ora 09:00 e paradites ku një burrë rreth të 50 filloi të shtonte tonin e zërit gjatë kalimit para katedrales por menjëherë është shoqëruar për në komisariat. Pak minuta me vonë një femër e cila qëndronte përballë katedrales mbante në dorë foton e Fan Nolit në shenjë proteste dhe kundërpërgjigje për mbajtjen e meshës në gjuhën greke. Shqiptarja ortodokse Elida Jorgoni kërkon që në krye të ortodoksisë shqiptare të jetë një person me gjak shqiptar dhe jo një grek.

Lajme të ngjashme

Back to top button