Ministria vendosi, do të organizohet mësimi në shkollën e re në Reçicë të Vogël

Pritjes shumë-vjeçare për shkollën fillore në fshatin Reçicë e Vogël po i vjen fundi. Pas shumë zvarritjeve dhe moskoordinimesh të pushtetit qendror me atë lokal, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) vendosi që veprimtaria edukativo arsimore të organizohet në këtë objekt të ri, shkruan Portalb.mk.

Në Shkollën rajonale në fshatin Reçicë e Vogël SHFK “Naim Frashëri” do të organizohen veprimtaritë edukativo – arsimore, kështu bëri të ditur ministri i Arsmit.

“Ministria e ka marrë këtë vendim në bazë të inspektimit të kryer më parë dhe verifikimit të plotësimit të kushteve për mbajtjen e veprimtarisë arsimore”, njoftoi Jeton Shaqiri.

Ditë më parë edhe kryetari i Komunës së Tetovës për Portalb.mk tha se nuk ka ndonjë pengesë administrative që nga 1 shtatori të mos fillojë mësimi.

Para pak javësh, kishte moskoordinim dhe mospërputhje në deklaratat nga MASH dhe Komuna e Tetovës për sa i përket pranim-dorëzimin teknik të shkollës, ishte pikërisht Portalb.mk që nxori në pah këto problematika. Por, siç duket institucionet kanë arritur marrëveshje që nxënësit të ulen në bankat e reja këtë vit.

Objekti i shkollës u përfundua fiks një vit më parë, dhe u hap në mënyrë simbolike vetëm për klasën e parë që filloi me 1 shtator të vitit që e lamë pas.

Kjo shkollë u ndërtua pas 9 viteve premtime parazgjedhore. E njëjta është një nevojë e madhe për të rinjtë e këtij vendi, në këtë vendbanim rreth 1000 nxënës i ndjekin mësimet disa kilometra larg shtëpive të tyre, një pjesë në Reçicën e Madhe dhe pjesa tjetër në shkollën “Naim Frashëri” në Tetovë. Portalb.mk ka ndjekur vazhdimisht dinamikën e punimeve dhe zhvillimeve këtë shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button