U prezantuan dy plane për hapësirat e Kalasë në Shkup

Në Muzeun e artit bashkëkohor kanë përfunduar prezantimet publike të dy propozim planeve detale urbanistike për lagjen Kala, me ç’rast parashikohen objekte me më pak kate dhe gjelbërim i ruajtur në sipërfaqe prej 30.000 m2, raporton MIA.

Siç njoftuan nga Komuna Qendër, Sektori për urbanizëm pranë Komunës, së bashku me përfaqësues nga shtëpia planifikuese që i ka bërë planet, para banorëve të vendbanimit ua ka prezantuar ndryshimet dhe përfitimet nga planet e reja.

“Nga data 20 korrik deri më 16 shtator, propozim-planet urbanistike të detajuara për Lagjen e qytetit-CS 01 Varrezat franceze, Trosharina e Tetovës dhe Parku 2 dhe Lagjen i qytetit-CS 14 Kala dhe QSR Kala janë ekspozuar në anketë publike në sallën e leximit “Sllavko Janevski” dhe deri në përfundim të atij afati, qytetarët mund të dorëzojnë pyetësorë. Për faktin se është periudhë e pushimeve verore, anketat publike zgjasin 41 ditë pune, në vend të minimumit ligjor prej 10 ditësh pune”, thekson Komuna Qendër.

Për momentin në territorin e lagjeve të qytetit CS 01 dhe CS 14 ekzistojnë gjithsej shtatë plane urbanistike të vlefshme të detajuara për blloqe individuale, të miratuara në vitet 1993, 2002, 2004, 2009, 2010 dhe dy në vitin 2012. Disa prej tyre ekzistojnë vetëm në formë letre, ndërsa territori i Kalasë dhe Muzeut të artit bashkëkohor nuk është trajtuar deri më tani me plan të detajuar urbanistik. Me përfundimin e procedurave për këto dy lagje të qytetit, siç theksohet, do të fitohen dy plane urbanistike të detajuara, të cilat janë digjitale dhe të integruara reciprokisht.

Krahas përfitimeve të tjera, në një pjesë të kompleksit sportiv-rekreativ “Kala” në planin e vjetër është planifikuar ndërtimi i një kompleksi hotelierik me përdhesë + 6 kate + nënkulm, një pjesë e të cilit ndodhet në tokë shtetërore. Në planin e ri, theksohet, numri i kateve të kompleksit hotelierik është reduktuar në përdhesë + 3 kate, mdërsa toka shtetërore po ridedikohet në një park të gjelbëruar prej 3074 m2.

Nga ana tjetër, në vendin ku sipas planit të vjetër ishte parashikuar ndërtimi i një objekti sportiv dhe rekreativ, në planin e ri, e gjithë parcela ndërtimore ka gjelbërim, në një sipërfaqe prej 15980 m2. Në vendin ku është planifikuar një kompleks hotelierik me përdhesë dhe dy kate me sipërfaqe të zhvilluar prej 12597 m2, do të ndërtohet një objekt përdhesë me sipërfaqe të përgjithshme të zhvilluar prej 5963 m2.

Parking publik dhe gjelbërim parku në një sipërfaqe prej 7860 m2 janë planifikuar të realizohen në planin e ri, në vendin e një garazhi shumëkatësh me tetë nivele dhe një sipërfaqe të zhvilluar prej 58816 m2, ndërsa në vendin ku paraprakisht ishte projektuar një objekt me kategorinë V4 – institucionet shtetërore, do të mbijë kopshti i parë i fëmijëve në lagjen “Kala”, në katin përdhesë dhe një kat, me sipërfaqe të zhvilluar prej 565 m2″, theksojnë nga Komuna.

Planet do të jenë të ekspozuara në sallën e leximit “Sllavko Janevski” deri më 16 shtator, gjatë së cilës qytetarët do të mund t’i dorëzojnë në Komunë listat e plotësuara anketuese, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button