Në orët e paradites arrestohet 49 vjeçari i dënuar me pesë vjet burgim

Policia e Maqedonisë së Veriut në orët e paradites ka arrestuar 49 vjeçarin i cili është i dënuar për kryerjen e dy veprave penale, transmeton Portalb.mk.

“Në ora 10:20 në fshatin Hasanbeg të Shkupit, nëpunës policorë nga Ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup kanë privuar nga liria personin Z.V.(49) nga fshati Hasaneg”, raportoi Policia.

Arrestimi ishte kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup në bazë të fletarrestit për vuajtjen e dënimit me 5 vite burgim.

Ai është i dënuar për përdorimin dhe shitblerjen e narkotikëve dhe armëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button