Prokurori Trajçe Pelivanov u emëruar shef i përkohshëm i Prokurorisë, në vend të Ruskovskës

Në seancën e 64 të Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut që është mbajtur sot, Këshilli e ka emëruar prokurorin Trajçe Pelivanov si zëvendësues të përkohshëm të shefes së deritanishme të prokurorisë Publike, Villma Ruskovska, njofton Portalb.mk.

Siç informon Këshilli, Ruskovska është përkohësisht e larguar nga funksioni i saj pasi që po udhëhiqet procedurë dhe siç thonë nga Këshilli, pasi bëhet fjalë për prokurori ku ka krim të organizuar serioz nuk duhet të lihet pa udhëheqës.

Kryetari i Këshillit, Antonio Jolevski, deklaroi se emërimi është vetëm për zëvendësim të përkohshëm, nuk është ushtrues detyre dhe se ai është caktuar që në ndërkohë të mundet të pranojë postë, të nënshkruajë, rroga të merret, nuk është si ushtrues detyre në kuptimin klasik të fjalës.

Prokurori publik republikan, në bazë te nenit 81 nga Ligji për Prokurori Publike, ka miratuar vendim me të cilin është larguar nga funksioni shefja së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, derisa vijon procedura e ngritur pas paraqitjes së drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi për bastisjen e 18 korrikut në hapësirat e Policisë Financiare. Këshilli i Prokurorëve Publik, javën e kaluar e ka refuzuar ankesën e Ruskovskës si të pabazë dhe e ka konfirmuar suspendimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button