Stafi i parlamentit të shtetit australian i ekspozuar ndaj ngacmimeve seksuale

Dy të tretat e atyre që punojnë në parlamentin e shtetit australian të Tasmanisë kanë përjetuar ngacmim seksual, shantazh dhe diskriminim, thuhet në një raport të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisionerja kundër diskriminimit e shtetit, Sarah Bolt, publikoi Raportin mbi Kulturën e Vendit të Punës në Shërbimet Ministrore dhe Parlamentare të Tasmanisë, duke përshkruar disa nga përmbajtjet si “shqetësuese”.

Ajo intervistoi 318 anëtarë të stafit gjatë një ankete dhe 15 për qind e tyre zbuluan se kishin përjetuar ngacmime seksuale, 40 për qind u ankuan për shantazh dhe 24 për qind ishin përballur me diskriminim.

Më tej raporti zbulon se gratë përballeshin me kërkesa ose presione për seks dhe ndiqeshin deri në akomodimin e tyre gjatë punës në distancë.

Stafi gjithashtu u ankua për komente të qarta seksuale në Facebook dhe në telefonata, gjeste seksuale dhe ekspozim të pjesëve të trupit, sipas raportit.

Stafi gjithashtu u ankua për një sistem të dobët të përgjegjësisë dhe shmangu paraqitjen e ankesave për shkak të frikës së humbjes së vendeve të punës.

Kryeministri i Tasmanisë, Jeremy Rockliff e quajti raportin “konfrontues” dhe tha se absolutisht kjo çështje duhet të trajtohet si prioritet.

“Qëllimi im është të krijoj një komitet të përbashkët parlamentar … për të vepruar sipas rekomandimeve dhe besoj se kjo është mënyra më e mirë”, citoi ABC të ketë thënë Rockliff.

Vitin e kaluar, Komisionerja e Australisë për Diskriminimin Seksual, Kate Jenkins, në raportin e saj zbuloi gjithashtu se një në tre persona që punonin në parlamentin australian ka përjetuar një formë të ngacmimit seksual.

Hetimi i profilit të lartë për kulturën e vendit të punës të parlamentit filloi pasi punonjësja e parlamentit Brittany Higgins tha se ishte përdhunuar në një zyrë ministrore në vitin 2019.

Jenkins tha se 37 për qind e të anketuarve kishin përjetuar personalisht ngacmim, 33 për qind kishin përjetuar personalisht ngacmime seksuale dhe 1 për qind përjetuan sulm seksual ose në tentativë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button