RMV, paradite me diell, pasdite mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima

Moti sot në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa rreth mesditës dhe pasdites në shumë vende, moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht me procese më intensive në formë stuhie, transmeton Portalb.mk.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 26 deri në 33 gradë.

Në Shkup paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësisë së paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Në disa pjesë të rajonit të Shkupit do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 31 gradë.

Në ditët në vijim nën ndikimin e një mase ajrore të paqëndrueshme do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe vende-vende jostabile me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Ndryshe, një pjesë e rajoneve të Maqedonisë një javë më parë u goditën nga reshjet e mëdha të shiut, si pasojë e të cilave ka pasur dëme materiale, banorë të evakuuar, pemë të rrëzuara, mungesë të energjisë elektrike dhe ngjashëm. Tetova me rrethinë është goditur nga shiu, i cili shkaktoi vërshime të shtëpive, bodrumeve dhe garazheve, si dhe derdhje të ujërave të zeza nga disa puseta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button