U anulua lansimi i raketës gjigante të NASA-s drejt Hënës

Për shkaqe teknike, është anuluar nisja e raketës së re të NASA-s drejt Hënës. Ekipi i inxhinierëve të NASA-s nuk ka arritur të rregullojë një problem një njërin prej motorëve të raketës të quajtur Space Launch System (SLS), pasi në të kishte rrjedhje të karburanteve.

Raketa gjigante Artemis 1, është 98 metra e gjatë dhe është më komplekse dhe më e fuqishmja që ka pasur ndonjëherë agjencia hapësinore. Nisja u planifikua të bëhet nga qendra hapësinore Kennedy në Florida, SHBA rreth orës 14:30 me kohën e Maqedonisë së Veriut.

NASA ka caktuar 2 dhe 5 shtator si data alternative të lansimit, por ekipi i NASA-s do të vlerësojë se cila do të jetë koha më e përshtatshme për nisjen e raketës.

Artemis 1 është program fluturimi njerëzor në hapësirë ​​i udhëhequr nga NASA që synon të kthejë misionet në Hënë që nga hera e fundit që 12 astronautë u dërguan atje si pjesë e programit Apollo gjysmë shekulli më parë. Për sot u planifikua një fluturim provë që do të planifikohet pa ekuipazh.

Nëse ky test gjashtë-javor shkon mirë, astronautët mund të kthehen në Hënë pas disa vitesh.

Me rastin e lansimit të “Artemis 1” në Shkup, në kafenenë “Kotur” u organizua ngjarje për vëzhgim të drejtpërdrejtë të ngritjes.

Raketa e re Artemis është më e shkurtër dhe më e hollë se raketa që dërgoi gjithsej 24 astronautë drejt Hënës gjysmë shekulli më parë. Megjithatë ajo është më e fuqishme. Versionet e saj të ardhshme që do të quhen Sistemi i Nisjes në Hapësirë, do të jenë edhe më të mëdha.

Për të plotësuar stafin për raketën Artemis, NASA do të përzgjedhë ndër 42 astronautë, të cilët do të munden të qëndrojnë në Hënë për të paktën një javë.

Objektivi është krijimi i një pranie afatgjatë në Hënë, që do të përgatisë terrenin për dërgimin e njerëzve drejt Marsit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button