NY Times: Sa thjesht të trukosh Botërorin!

Pas denoncimit të shefit të sigurisë së Fifa-s, Mutschke, i cili bëri të ditur se Botërori gjendet nën rrezikun e basteve të tjera detaje kanë dalë në skenë lidhur me rrezikun për manipulimin e ndeshjeve të eventit më të rëndësishëm futbollistik në botë.

E përditshmja amerikane, New York Times ka botuar këtë të dielë fakte të reja që vërtetojnë fjalët e Mutschkes, duke nxjerrë në skenë emrin e një gjyqtari afrikano-jugor të quajtur Ibrahim Chaibou dhe mundësinë e korruptimit të xhaketave të zeza gjatë kompeticionit, transmeton Supersport.

Në vitin 2010, Chabou gjykoi një ndeshje miqësore mes Afrikës së Jugut dhe Guatemalës, e cila pati jo pak vendime të dyshimta. Pak ditë pas takimit ai depozitoi në llogarinë e tij bankare shumën e 100 mijë dollarëve të gjitha në prerje 100 dollarëshe.

Depozitimi i gjyqtarit ishte kaq i madh saqë drejtoi i bankës i dhuroi atij dhe një monedhë të vecantë me imazhin e Nelson Mandelës. Sigurisht që korruptimi i Chaibou nuk ka lidhje në mënyrë të drejtpërdrejtë me Botërorin brazilian, por nëpërmjet këtij artikulli e përditshmja amerikane kërkon të tregojë sesa thjesht mund të trukohen takimet, qoftë dhe ato miqësore dhe sindikatave e gjyqtarëve menjëherë ka reaguar pas publikimit të lajmit duke shprehur dhe njëherë gadishmërinë e saj për të bërë maksimumin që xhaketat e zeza të mos bien pre e manipulimit.

Gjithsesi hijet e trukimeve qëndrojnë mbi Botëror dhe askush, përfshi dhe Fifa-n nuk mund të japë garanci se sfidat e kompeticionit nuk do të trukohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button