Penda hapi konkursin për ndarje të bursave për studentët për vitin akademik 2022/23, është rritur vlera e bursës

Asociacioni për Edukim Penda njoftoi se është hapur konkursi për bursa për studentët universitarë (bachelor dhe master) dhe maturantët e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2022/2023, shuma mujore këtë vit është më e lartë se vitet e kaluara, transmeton Portalb.mk.

Këtë vit asociacioni do të ndajë një numër të caktuar bursash në vlerë prej 5,000 denarë në muaj (për 9 muaj akademik), që i bie gjithsej 45 mijë denarë në vit, apo rreth 730 euro.

Bursat do t’u jepen studentëve të suksesshëm universitarë që kanë nevojë për mbështetje financiare.

Aplikimi i plotë duhet të përmbajë këta dokumente:

  1. Formular i plotësuar me të dhënat e kandidat-es/it.
  2. Letër motivimi / Deklaratë personale që arsyeton nevojën e kandidat-es/it për bursë (max: 1 faqe).
  3. Dy letra rekomandimi nga dy mësimdhënësi ose punëdhënësi që e njeh kandidat-en/in (max: 1 faqe).
  4. Për studentët: kopje elektronike e transkriptës (në qoftë se ekziston sistem elektronik për të gjeneruar transkriptën, në të kundërtën kopje të skenuar të indexit);
    Për maturantët: kopje të skenuar të dëftesës ku mund të shihen notat e lëndëve dhe nota mesatare.
  5. Vërtetim për punësim dhe të ardhurat e prindërve të kandidat-es/it.
  6. Dokumente tjera shtesë që mbështesin aplikimin e kandidat-es/it.

Aplikimi duhet të dorëzohet më së voni deri më 16.09.2022 nëpërmjet të formularit në vijim: https://forms.gle/74cW2NUvsSjCRh8T6

Si pjesë e procesit të aplikimit, këtë vit Asociacioni për Edukim “Penda”, do të organizojë edhe një trajnim online për përgaditjen e dokumenteve të nevojshme për aplikim.

Aplikantët të cilët do të ndjekin këtë trajnim do të kenë përparësi gjatë procesit të shqyrtimit të aplikimeve. Trajnimi do të mbahet me 03.09.2022. Linku për trajnimin online do të shpallet në ditët në vijim.

Pasi aplikimi juaj kalon fazën e parë të selektimit, do të ftoheni në intervistë e cila do të mbahet me datë 07-09.10.2022.

Për pyetje shtesë mund të kontaktoni tek adresa: [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button