Mediat gjermane: Kosova, shteti më i korruptuar në Evropë

Kosova është shteti më i korruptuar në Evropë, pas Shqipërisë. Kështu shkruajnë mediat kryesore gjermane.

“Pas Shqipërisë Kosova është vendi më i korruptuar në Europë. Në fakt sipas OSBE-së dhe misionit të BE-së EULEX drejtësia në Kosovë ngurron të veprojë kundër qeveritarëve. (…) …privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore dhe dhënia e licencave – pjesa më fitimprurëse e ekonomisë kosovare – është bërë pa mbikëqyrjen e vërtetë nga ana e parlamentit”, shkruan Frankfurter Allgeimene Zeitung.

Edhe gazeta Suddeutsche Zeitung ka shkruar se kosovarët jetojnë me ndihma dhe se ky shtet i vogël në cep të Evropës dergjet në një ekonomi të rrënuar pa industri.

“Zgjedhje të manipuluara, menaxhim i keq i ekonomisë, korrupsion – në Kosovë asgjë nuk po ec përpara. (…) Që nga viti 1999 bashkësia ndërkombëtare i ka harxhuar rreth katër miliardë euro për këtë vend të vogël; këtu pothuaj nuk ka industri, madje edhe qepët dhe hudhrat importohen nga Kina. Shumica e kosovarëve jetojnë nga ndihmat që marrin nga diaspora”, thuhet në Suddeutsche.

Edhe prestigjozia Der Spiegel në një artikull të sajin tregon se papunësia në Kosovë shënon majat dhe se Kosova është fund e krye një shtet i korruptuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button