Dy laboratorë të rinj të pajisur të Fakultetit të Elektroteknikës do të jenë në dispozicion të studentëve nga semestri i ardhshëm

Në semestrin e ri, studentët e Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informacionit (FETI) do të mund të shfrytëzojnë laboratorët e sapo pajisur për elektronikë dhe elektroteknikë, njoftuan nga ky fakultet, transmeton Portalb.mk.

Pajisja është donacion nga kompania “Loging elektroniks”, ndërsa sipas dekanit të FETI, Dimitar Tashkovski, ky donacion është i pari në kuadër të programit të ri të partneritetit të fakultetit.

Pajisja e dhuruar për ligjerata përbëhet nga oshiloskopë, gjeneratorë funksionesh, rrymë dhe instrumente matëse në vlerë pej 600.000 denarë.

“Në kushte të mbështetjes së zvogëluar nga shteti në pjesën e sigurimit të pajisjes mësimore-hulumtuese, kompanitë e përgjegjegjshme shoqësore kanë rol të rëndësishëm në funksionimin e fakultetit, duke na ndihmuar në rritjen e cilësisë së procesit mësimor, ndërsa me atë ndikohet edhe në cilësinë e inxhinierëve të cilët kërkohen në treg. Me qëllim që t’i falënderohet këtyre kompanive, FETI ka vendosir program të ri partneriteti me të cilin edhe vizualisht do t’i theksojmë partnerët tanë, ndërsa do të jetë edhe bazë për bashkëpunim më të thellë me të njëjtit: janë parashikuar ligjerata të përfaqësuesve të kompanive, puna e studentëve në projekte reae të definuara nga kompanitë, mentorim i punës praktike dhe ngjashëm”, theksoi Tashkovski.

Gjatë prezantimit të laboratorëve u theksua se motivimi i kompanive të përgjegjshme shoqërore që bashkëpunojnë me FETI është përmes mbështetjes së studentëve me pajisje bashkëkohore dhe të re mësimore që të mbajnë interesin e tyre që të arsimohen në vend, ndërsa më vonë si inxinierë cilësor të mbesin dhe të punojnë në tregun vendor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button