Mariçiq: Paralelisht me procesin e skriningut mund të përmbushet edhe obligimi për ndryshim të Kushtetutës

Paralelisht me procesin e skriningut, ka mundësi që në atë periudhë të përmbushet edhe obligimi për ndryshim të Kushtetutës, duke shtuar disa komuniteti si, kroatët, malazezët dhe bullgarët në preambulë dhe edhe në një pikë të Kushtetutës, ku përmeden të gjitha me emër, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, transmeton Portalb.mk.

“Nuk ka asnjë pengesë nga aspekti ynë që ajo të bëhet. Mendoj se koncepti ynë i Kushtetutës dhe ambienti ynë ka qenë çdoherë inkluziv për të gjitha bashkësitë. Ne do të hapim dialog me të gjitha partitë politike, si Qeveria por edhe me të gjithë deputetët. Vlerësojë se do të ketë mundësi deputetët të përcaktohen qartë nëse janë për vazhdimin e rrugës evropiane, nëse janë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropina apo nëse janë për ngecje, kthim mbrapa dhe devijim nga ajo rrugë”, tha Mariçiq në TV Kanal 5.

Mariçiq beson se, VMRO – DPMNE do ta shfrytëzojë shansin të jetë në anën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, që është prioritet strategjik i vendit tashmë 30 vite.

“Besojmë se VMRO – DPMNE do ta pranojë këtë shans dhe këtë mundësi, sespe ka lëshuar atë për NATO-n, si parti, edhe pse një pjesë e deputetëve atëherë mbështetën Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese”,tha ai.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button